9.5 C
Tirana

A do lejohen Mbrëmjet e maturës? Ja vendimi i ministres

Date:

Share:

Në komunikimin online per maturantet, Ministrja Besa Shahini i eshte pergjigjur një sërë pyetjesh të ardhura këto kohë nga maturantët.

Përsa i përket përmbatjes së provimit të sivjetshëm të maturës, Znj. Shahini njofton se duke filluar nga data 4 maj do të ketë komunikime të përditshme nga ana e Znj. Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi elemente dhe detaje të ndryshme të këtij provimi.

Ndërkohë, ajo shprehet se “paralelisht, platforma akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat do t’i transmetojnë në RTSH. Kështu që, jam e bindur që sivjet do të jeni më të përgatitur se kurrë më parë për të bërë provimin e maturës”.

Në video-mesazh, Ministrja Shahini cek edhe një element të rëndësishëm përsa i përket rikthimit në shkollë më 18 maj të maturantëve, duke sqaruar se:

“Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë”.

Ndërkohë, pyetjes së “nëse do të ketë mbrëmje të maturës sivjet”, ajo përgjigjet: “Për fat të keq, jo. Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve, kështu që sivjet ato duhet të anulohen dhe të gjejmë forma të tjera për të festuar”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.