A do kthehen vizat me BE? Rama sqaron sistemin e ri ETIAS

928
0

Kreu i qeverise Edi Rama, ne daljen e sotme foli për sistemin ETIAS që parashikon se nga viti 2023 do të hyjë në fuqi dhe të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të aplikojnë për vizë online nëse duan të udhëtojnë drejt shteteve të BE.

Në konferencën për shtyp, kryeinistri tregoi se është një sistem që ka qëllim të ndalojë personat që kanë kartelë kriminale dhe rezultojnë të lidhur me terrorizmin apo krimin e organizuar.

Shefi i qeverise tha se: Së pari, punët e BE besoj se keni filluar ti mësoni dhe ju. Ka që në 2016 qe flitet për këtë. Jemi në 2020 thonë që do bëhet në 2023 por nuk bëhet fjalë fare për kthim pas por për një sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilit duan të hyjnë në BE dhe nuk kanë nevojë për vizë.

Pra jemi në një shoqëri që besoj s’ka të sharë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët që sipas këtij sistemi ETIAS do të duhet që para se të nisen për BE të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë por bën aplikimin, futet në sistem dhe ti merr konfirmimin po online në një kohë shumë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale.

Nuk ka lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale të regjistruar si person i lidhur me terrorizmin apo krimin e organizuar pra është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE. Nuk është kthim mbrapa tek VIZA sic me siguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit. Është një masë që pritet se kur do bëhet. Është thjesht një filtër në funksion të politikës së sigurisë së BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.