A do ketë sërish mbyllje? Mjeku Pipero flet për rrezikun e rikthimit te pandemisë në Europë

Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar në lidhje me pamjet që po shpërmdahen në rrjet për rrezikun e “mbylljes” në Kinë, dhe rikthimin e pandemisë në Europë.

Doktori tha se për më shumë se një muaj nuk ka raste të reja me covid-19. Sipas tij, pandemia është në ditët e fundit, në fund të vitit dhe fillim vitit tjetër duhet të deklarohet e mbyllur pandemia nga OBSH.

“Nuk ka shanse më të ketë izolim, nuk ka shanse të ketë mbyllje sepse ne radhë të parë e njohim virusin, ka shumë studime, ka evidencë që dëshmojnë se efikasiteti i atyre masave (ishin të domosdoshme për atë moment) nuk ka qenë ai që prisnim.”

Pjesë e pandemisë të pandashme ishin edhe teoritë konspirative, por a e kanë mërzitur ato doktorin?!

Teoritë të tilla konspirative, shokë të mi, njerëz të ditur, më thoshin ‘doktor hajde se kam bërë fotografi, kam parë një avion duke fluturuar natën duke shpërndarë virusin në ajër’.  Kam pasur fatin të ballafaqohen me personalitete apo persona që merren me teori konspirative, praktikisht kush bëri va ksinën ka çipin, do gjurmohet, apo në fillim të 2022 kush bën vaksinën do ndërroj jetë. Natyrisht që më ka ardhur keq, edhe ata e kanë profesion atë në fund të fundit.

Në disa vende i ndaluan me ligj teoritë konspirative, infodemia, nxjerrja çdo ditë vdiqën kaq…  qytetarit duhet ti serviret informacion për situatën, sëmundjen dhe këshilla se si të mbrohemi, dhe përfshijmë komunitetin në atë që quhet plan veprimi apo mundësi veprimi për të parandaluar apo minimizuar sëmundjen”.

Gjatë pandemisë ndaj mjekut Pëllumb Pipero u krijuan dhe disa meme, për të cilat në fillim mërzitej më së shumti djali, por nënvizoi se suporti më i madh i doktorit ishin pikërisht familjarët e tij.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.