A do jepni dorëheqjen pas disfatës? Basha habit me pergjigjen: Nuk eshte koha te..

19
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për disfatën e pësuar në zgjedhjet e 6 marsit. Kandidatët e PD-së, përveç Rrogozhinës, kanë dalë të tretët në 5 bashkitë e tjera, ndërsa sipas Bashës kjo ka ardhur për shkak se populli nuk mori pjesë në votime se ka humbur besimin.

Basha është pyetur për procedurat që do veprojë tani, pas kësaj humbje.  I pyetur nëse do të hap rrugën për një lidership të ri në PD, Basha ka theksuar se nuk është koha për t’iu larguar përgjegjësive megjithatë nuk ka preferuar të tregojë procedurat.

Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik.”

Basha mes të tjerash ka theksuar se mungesa e pjesëmarrjes në zgjedhje ka treguar situatën e vështirë.

Sipas Bashës, Sali Berisha ka akuzuar se janë kërcënuar komisionerët e tij dhe për këtë ka bërë me dije se do të padisë në SPAK për Bashkitë e Shkodrës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Dibrën, ndërkohë më herët ka bërë kallëzimin për Bashkinë e Vorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.