A do hapet Tirane me date 18 Maj, flet Rama: Nese vazhdojme me kete ritem, jo vetem qe nuk do te hapet por..

607
0

Kreu i qeverise Edi Rama ka folur per lehtësimin e masave kundër koronavirusit, ndërsa ka theksuar se nga data 18 do të hapen lokalet në të gjithë vendin.

Rama tha se Tirana është “zonë e kuqe” dhe se orari i lëvizjes do të vijojë të jetë deri në orën 17: 30 dhe levizjet akoma me autorizim. Rama paralajmëroi se në rast se nuk respektohen masat, nuk duhet të çuditemi që Tirana pas një jave të jetë një zonë e mbyllur totalisht.

Nga e hëna si do lëvizin shqiptarët?

Rrezik sot është i madh sepse po hapemi, ne e kemi hapur vendin në një masë të madhe. Kemi disa zona që kanë regjim të kufizuar. Jam shume i paduruar të shikoj numrat sot,nesër, pasnesër.

Tirana do të mbetet zona e kuqe përsëri për shkak nuk japin ende indikacionin që Tirana të jetë zona e gjelbër. Por, brenda kësaj zone të kuqe lehtësimi është i madh. Të shikojmë analizat sot dhe në vijim dhe do të jetë e fundit që do të çlirohet. Në datë 18 do të hapen baret në ambientet e jashtme.

Orari do të mbetet po ai që është dhe për javën e ardhshme. Hapja e lokaleve, përbën një kërcënim më vete. Nuk është vetëm Lulzim Basha që thyen ligjin në mënyrë spektakolare, ka shkelje ka thyerje dhe kjo ndodh në të gjithë botën.

Unë u them shqiptarëve vetëm kaq, do vij dita që do të më gjykoni, por mos kërkoni të bëj të mirin kur faktet flasin ndryshe. Dje është shkaktuar shefi i komisariat që mbulon zonën e parkut të liqenit sepse dje përtej orarit kishte një numër të papranuar njerëzish, është shkarkuar.

Mos u çudisni që pas një jave Tirana nga zona e kuqe të kthehet në zonë e mbyllur fare. Nëse numrat vijojnë të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të kaloj në zonë të gjelbër. Në shumë zona të tjera nuk kemi shfaqje shqetësuese.

Do ndalohet komunikimi mes zonës së kuqe dhe të gjelbra?

Në Greqi dhe sot nuk kalohet dot nga një qark në një tjetër duhet autorizim i posaçëm. Flasim sikur ne jemi në hënë. Në Itali nuk del dot nga komuna X për të shkuar në komunën Y. Sot në Shqipëri në të gjithë zonat e gjelbra ka komunikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.