A do futet vendi në karantinë? Rama dhe Manastirliu tregojne cfare do te ndodhe: Në fund të kësaj jave do të merret…

1471
0

Vendi yne vijon të kete një rritje shqetësuese të rasteve të reja dhe të numrit të vdekjeve nga covid19.

Aktualisht janë në fuqi disa masa të forta, ku vendi mbyllet në 20:00 të mbrëmjes dhe disa shkolla në qytetet më të prekura vijonë mësimin online.

Por a do të futet Shqipëria në karantinë totale?

Kryeministri Edi Rama tha se fillimisht do shihet efekti i masave të marra dy javë më parë.

“Efektet e masave që kemi marrë së fundmi, po konstatohen. Duhet pak kohë që të ndihen efektet e këtyre masave. Janë cikle që nuk japin efektin aty për aty.”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja Ogerta tha se në fund të kësaj jave do të ketë një rivlerësim të masave nga Komiteti i Ekspertëve.

“Aktualisht kemi një trend të qëndrueshëm të infeksioneve ditore. Masat e marra pritet që të japin impakt. Ky impakt shihet në baza 14 ditorë. Në fund të kësaj jave do të ketë një rivlerësim të masave, nëse do mbetën këto masa, apo do të shtrëgohen. Ne nuk duam të shkojmë në masa shtrënguese. Analizojmë disa faktorë, infektimet ditore, situatën në spitale, rastet kritike.”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Rama tha se pronarët e lokaleve nuk duhet t’u hapin dyert politikanëve që zhvillojnë takime elektorale kundër të gjitha rregullave anti covid, pasi ata janë që e vuajnë dënimin të parë. Ai tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim, pasi sado të shtrëngosh masat po s’u respektuan nuk kanë vlerë.

“Unë mendoj se ata të cilët u hapin dyert  e lokaleve këtyre politikanëve nuk duhet tu hapin dyert se janë ata që paguajnë, janë ata që dëmtohen dhe janë ata që rrezikojnë që biznesi tu mbyllet fare. Janë ata të parët që duhet ta refuzojnë këtë gjë. Mund të shtrëngosh masat por nëse nuk ka vetëdije politike e njerëzore dhe ndërgjegjësim të atyre që medemek përfaqësojnë njerëzit atëherë mund masa mund të mos funksionojë “, tha Rama.