Meteorologia Anira Gjoni parashikon se nga mesi i javës së ardjshme do të ulen temperaturat duke sjellë edhe reshje dëbore, kryesisht në zonat malore.
Sipas meteorologes, festat e fundvitit do të zbardhen nga dëbora e cila pritet të jetë prezente edhe në zonat malore përreth Tiranës.
“Nga java e ardhshme parashikohet një ndryshim i dukshëm i kushteve atmosferike. Pritet rënia e temperaturave, duke nisur nga mesi i javës së ardhshme. Me uljen e temperaturave, nga e mërkura e javës tjetër priten reshje dëbore në zonat lindore dhe juglindore të territorit, të cilat mund të shtrihen deri në zonat malore përreth Tiranës, përfshirë edhe malin e Dajtit“, tha Gjoni.
IGJEUM parashikon se reshjet do të vijojnë të jenë të dobëta dhe të shpërndara, pa problematika të theksuara, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te rënia graduale e temperaturave në ditët në vijim.