Nëna e Martin Canit flet për herë të parë për vrasjen e djalit të saj te ‘Fan Noli’: Askush të mos..

1384
0

Ajo është aktualisht nëna më e njohur në Shqipëri. Ajo po vuan, por jo vetëm. Bashkë me të, ndajnë trishtimin dhe shumë e shumë të tjerë.

Sepse asaj i morën djalin në lule të moshës, ia vranë duke e zhytur mes pikëllimit.

Florina Cani, ka mundur të ndajë disa fjalë me qytetarët e tjetë, pas vdekjes së të birit 14 vjeçat, Martin Cani:

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira.

S’di sa mirënjohëse jam për ata që iu gjendën aty Martinit në momentet e tij të fundit.

Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja.

Si nënë që jam uroj që askush të mos sprovohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan nëna e të ndjerit.