Mario Përlleshaj, 14-vjeçari nxënës i shkollës “Fan Noli”, që ekzekutoi me thikë bashkëmoshatarin e tij, është marë në pyetje nga policia e Tiranës në prezenë të prindit dhe një psikologu.
Nxënësi ka treguar se me Martin Canin, janë në të njëjtën shkollë por me klasa të ndryshme.
Sipas tij janë konfliktuar fillimisht për shkak se Martini po e shikonte dhe më pas ai i është përgjigjur …pse më shef ashtu, ça ke që shef….
Pas këtij debati me fjalë, të dy nxënësit kanë filluar të shtyhen fizikisht me trup, por kanë ndërhyrë mësueset dhe i kanë ndarë.
Autori i krimit ka treguar se Martini, ka njoftuar dhe vënë në dijeni shokët e tij dhe vetë autori ka njoftuar për këtë konflikt shokët e tij.
Pas mbarimit të mësimit të dy grupet e nxënësve janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke çuar në përdorimin e një thike me teh të gjatë nga ana e Mario Përlleshaj, i cili ka goditur me thikë Martin Canin dhe dy nga shokët e tij.
Aktualisht Përlleshaj është arrestuar nga policia dhe pritet që ditën e nesërme të dalë para gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest ne burg” që do kërkojë prokuroria e Tiranës.