Tre lëkundje sizmike të njëpasnjëshme tronditën rajonin juglindor të Korçës pak para mesditës së sotme, raporton noa.al.
Lëkundja e parë u lokalizuar në orën 10.35 në Lekas, Korçë, me magnitudë 2 ballë të shkallës Rihter.
Një orë më vonë, brenda dy sekondash u regjistruan 2 tërmete të tjera siç shihni tabelën e mëposhtme që publikoi Instituti shqiptar i Gjeoshkencës.
Që të dy ishin 3.3 ballë të shkallës Rihter dhe u lokalizuan në Vreshtas të Korçës me thellësi 15 kilometra.
“Ishte i shkurtër, por i fortë”, tha një qytetar nga Pogradeci, 13 km larg epiqendrës së tërmetit.