VIDEO/ “Po ma shpif” – Ermali i kthehet Jul Dedës pasi e ofendoi indirekt: Kemi qenë shokë të ngushtë por tani nuk flasim..

248
0

Jul Deda publikoi disa ditë më parë një video në rrjetet sociale, ku indirekt ia drejtonte dikur kolegut të tij, Ermal Mamaqi.

Në video, Deda u shfaq mjaft i revoltuar teksa kritikonte trajnimet e Ermalit.

“Mu po ma shpifin. Po ma shpifin këta që dalin nëpër Instagrame dhe Tiktoqe dhe thonë: Prit mos e ndalo videon dëgjoje deri në fund. Dhe ça dëgjon: Ja se si do të ndihmoj të bësh 27 milion euro në sekondë. Janë shtuar shumë këta mentorët. Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve. I rropët nga lekët dhe i çmendët. I keni bërë me depresion”, thotë ndër të tjera Juli në videon e tij.

Mirëpo një reagim ka ardhur nga Ermal Mamaqi. Teksa ka shpërndarë si fillim videon e Julit, aktori thotë:

“E bëj këtë video për ty, Jul, sepse të vlerësoj shumë. Më vjen mirë që je rritur në karrierë dhe që ke marrë këtë pozicion në TCH; e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj, sepse dikur kemi qenë shokë të ngushtë dhe ti e di që kemi shumë vite që ose nuk flasim ose flasim shumë pak. Jam mërzitur me ty, dhe ti e di arsyen. Sepse ti vazhdon të postosh video ku flet në përgjithësi për mentorët, me fjalë fyese. Por që duket se mi drejton mua. Nuk jam i vetmi që mendon kështu.

Ndërsa ti, me të drejtë, je mërzitur me mua sepse në Big Brother VIP erdhi një mesazh që fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin, dhe për më tepër kishte emrin tim. Nuk e kisha idenë fare për këtë. Isha në New York. Bëra një video sqaruese më pas dhe betohem që nuk e kam bërë unë atë mesazh. Ty ta kanë thënë këtë kur dole, por ti nuk doje ta besoje. Mund ta vërtetoja edhe unë nëse doje, por jo, ti besoje që unë e kisha çuar mesazhin”.

Më pas, Ermali i bën edhe një propozim aktorit Deda: Krijimi i një projekti në bashkëpunim me Gent Zenelin.

“Po pres përgjigjen tënde“- përfundon Ermali.