Shokon gazetari: Zyrtarëve të huaj u çojnë nga ministria e Brendshme vajza të bukura në hotel

500
0

“Unë di disa raste kur punonjës të huaj që kanë qenë pjesë e programeve dhe projekteve të ministrisë së Brendshme u kanë dërguar në hotelet ku flinin vajza të bukura për të kaluar natën”.

Kjo deklarate e forte eshte bere ne studion e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ku ka qene gazetari dhe satiristi i njohur Luan Laze.

Ai tha se të huajtë nuk duhet të mitizohen as ata që janë diplomatë e as ata që punojnë si përfaqësues teknikë të institucioneve të huaja. Sipas tij ka nga ata kanë abuzuar edhe moralisht dhe financiarisht.

“Unë di disa raste kur punonjës të huaj që kanë qenë pjesë e programeve dhe projekteve të ministrisë së Brendshme u kanë dërguar në hotelet ku flinin vajza të bukura për të kaluar natën.

Rasti i dytë është kur një hollandez vidhte shtetin e vet dhe BE-në duke shënuar në faturën e qirasë mujore të shtëpisë 5 mijë euro kur shqiptarit që ia kishte dhënë shtëpinë i jepte 3 mijë euro. Mjaftojnë këto dy fakte që të themi se të huajtë janë po si ne, vjedhin si ne, abuzojnë si ne dhe prostituojnë si ne. Mos ti bëjmë ata se u djeg barku për shtetin shqiptar dhe reformën në drejtësi” tha Laze për gazetarin Qafoku.