Shqiptarja nga Zvicra gëzon nënën me dy jetimë, u dhurojnë një banesë të re dhe një pension mujor..

349
0

14 prill 2024 do të mbetet një ditë që Mirsida dhe dy fëmijët e saj nuk do ta harrojnë kurrë. Kjo ditë e hidhur shënoi humbjen tragjike të bashkëshortit të saj, Jakupit, që ndodhi pas një zjarri të tmerrshëm që përfshiu shtëpinë e tyre.

Pas një dite të zakonshme, Mirsida mori djalin e saj 9-vjeçar dhe shkoi të shtrihej, ndërkohë që bashkëshorti, Jakupi, ndodhej në kuzhinë duke parë televizor. Mirsida i kërkoi që të mos vonohej, por asaj nuk iu kishte shkuar mendja se ajo do të ishte natë e fundit që do të kalonte me të shoqin.

Gjatë natës, zjarri shpërtheu në shtëpi dhe mbuloi gjithçka me tym. Mirsida u zgjua dhe e kuptoi menjëherë se diçka e keqe kishte ndodhur. Me të vrapuar drejt kuzhinës, ajo pa që flakët kishin mbërthyer të gjithë shtëpinë, dhe kur hap derën e kuzhinës, flakët i preknin fytyrën.

Pavarësisht përpjekjeve të saj për të shpëtuar Jakupin, ai nuk mundi të shpëtonte dhe humbi jetën tragjikisht. Mirsida, me djalin në krahë, lutej dhe shpresonte se ai mund të kishte arritur të dalë nga shtëpia, por ishte shumë vonë. Ajo e gjeti Jakupin të nesërmen te pajetë, nga zjarrfikësit.

Mirsida tani përballet me një realitet të dhimbshëm: ka humbur bashkëshortin dhe mbështetësin kryesor të familjes. Babai i Mirsidës ka hapur dyert për të bijën, nipin dhe mbesën, por mundësitë e tij janë të kufizuara, dhe jeta nuk është aspak e lehtë për këtë familje të thjeshtë, që po lufton të mbijetojë pa mbështetje të mjaftueshme.

Mirsida dhe fëmijët e saj, jetimë tani, ishin të ftuar në emisionin “Për Shqiptarët”, për të ndarë historinë e tyre dhe për të treguar vështirësitë që po kalonin, por një telefonatë befasuese mbërriti në studio.

Një grua, që fliste nga ana tjetër e telefonit, i dha lajmin që solli lot gëzimi në sytë e Mirsidës dhe fëmijëve të saj. Ajo grua ishte një mërgimtare, e cila, duke dëgjuar historinë e familjes, vendosi të ofronte një mundësi për të lehtësuar jetën e tyre.

Mërgimtarja: Jam Arbnora, me banin në zvicër me origjinë nga Prizreni. Jemi duke e ndjekur emisionin dhe jam prekur shumë nga rrëfimi i Mirsadës. Në pamundësi që të jem unë aty sot, e ftoj Elvisin të shkojë tek butoni, sepse kam një lajm të bukur. Në emër të vëllait tim, kushtrimit, dua t’ju them familjes së Mirsadës, se pas gjithë asaj tragjedie e sakrificës së kësaj nëne, im vëlla ka dashur t’i dhurojë një banesë të re në Shkodër. Kam dhe një surprizë tjetër, familja do të ketë dhe një pension mujor prej 200 eurosh.

Me lot në sy dhe një shpirt të mbushur me mirënjohje, Mirsida falënderoi gruan që kishte ofruar ndihmën.