Pamje të rënda/ Lojtarët goditen nga rrufeja, njëri humb jetën në fushë

1576
0

Një incident tragjik ndodhi gjatë një turneu rajonal futbolli në Chilca, Peru, ku një futbollist humbi jetën pasi u godit nga rrufeja, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

Lojtari i ndjerë, Jose, 24 vjeç, mbrojtës, po shkonte drejt dhomave të zhveshjes pasi gjyqtari ndërpreu ndeshjen për shkak të një stuhie të fuqishme, kur ndodhi goditja fatale.

Portieri Juan Chocca Llacta, 40 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital me taksi, pasi pësoi djegie serioze. Dy të rinj, të moshave 16 dhe 19 vjeç, dhe një tjetër lojtar, Cristian Cesar Pituy Cahuana, 24 vjeç, gjithashtu u dërguan në spital, por raportohen në gjendje të qëndrueshme.

VIDEO