A do bjerë shi? Ja si pritet të jetë moti këtë javë?

748
0

Java ka nisur e kthjellët, por mëngjeset dhe netët do të jenë të ftohta përgjatë gjithë javës. Është ky parashikimi i meteorologes Tanja Porja për javën që sapo ka nisur.

“Orët e mbrëmjes dhe të natës do të jenë të ftohta. Termometri ka zbritur në 0 gradë gjatë ditës së sotme në zonat malore. Në mëngjes temperatura do të jenë 1 gradë, në mesditë deri në 24 gradë. Kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të jetë me diell. Ka patur rënie të temperaturave. Në mesditë kemi shtim gradual të vranësirave në zonat lindore e veriperëndim. Bregdeti do të mbetet i kthjellët”, tha Porja në A2.

Sipas meteorologes, mesdita dhe nata mbeten të freskëta edhe në 3 ditët në vijim.

Sa i përket rajonit, që nga fundjava edhe sot java ka nisur me ngrica në rajon dhe temperaturat kanë zbritur nën zero.