Tërmet i fuqishëm në Selanik ja sa ishte magnituda

2243
0

Një tërmet tronditi pak minuta më parë rajonin e Selanikut dhe gjithë Greqinë veriore.

Sipas Institutit Gjeodinamik, bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5.2 ballë që ka ndodhur në orën 19:05 ora greke (18:05 ora e Shqipërisë, raporton noa.al.

Epiqendra ndodhej 12 kilometra në jug-jugperëndim të Nea Moudania, Halkidiki, ndërsa thellësia fokale ishte 15.9 kilometra.

Pati edhe pasgoditje

Lëkundjet me magnitudë 5.2 u pasuan nga dy pasgoditje, të cilat u ndjenë edhe në disa zona.

Në veçanti, një lëkundje ka pasur në orën 19:07 me magnitudë 4.3 dhe një tjetër 2.8 në orën 19:12.