“E TMERRSHME”/ Bietës gati sa nuk i ra të fikët live, mbyll emisionin me..

9376
0

Gjatë puntatës së djeshme të “Ftesë në 5”, moderatorja e emisionit Bieta Sulo është përballur me një situatë të papritur që nuk kishte përjetuar kurrë më parë.

Duke drejtuar programin kushtuar festës së Halloween-it, një temë që shpesh ngjall diskutime dhe polemika, Sulo pranoi se ky është ndër episodet më të sikletshme për të, për shkak të pranisë së gjarpërinjve në studio.

Në përfundim të emisionit, akrobatja Fiona Rrushiti, pasi përfundoi performancën e saj, e befasoi Bietën duke i vendosur një gjarpër mbi kokë pa paralajmërim.

Ky moment tronditës bëri që prezantuesja të mbetej e shtangur dhe pothuajse të humbiste ndjenjat.

“E tmerrshme, ky është ai momenti kur më bie të fikët. Ju përshëndes të gjithëve, takohemi ndoshta nesër, këtu si gjithmonë ka veç një ftesë në orën 5”, këto ishin fjalët që Bieta mbylli emisionin teksa në qafë kishte një gjarpër.