Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës në zonën detare të shtetit të Oregonit në SHBA.
Sipas Shërbimit Gjeologjik tq SHBA-së epiqendra e tërmetit ndodhet 279 kilometra në perëndim të qytetit të Bandon dhe thellësia fokale llogaritet në rreth 10 kilometra.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohen të lënduar apo dëme, teksa autoritetet theksuan se nuk ka rrezik për cunami.