Shqiptari vret një ukrainas në Itali dhe arratiset drejt Zvicrës

161
0

Një 40-vjeçar shqiptar po kërkohet nga autoritet e huaja pasi ka plagosur një ukrainas në Itali. Policia zviceriane është në kërkim të shqiptarit me histori të gjatë në veprat penale të drogës, grabitje dhe vrasje të mbetur në tentativë. Ai dyshohet se ka vrarë një ukrainas 46-vjeçar pa adresë fikse në qytetin verior italian të Saronno të dielën.

Policia italiane tani beson se vrasësi ka kaluar kufirin për në Zvicër menjëherë pas krimit, përpara se të identifikohej. Autoritetet hetimore italiane janë të sigurta se autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Hetuesit besojnë se një debat i parëndësishëm e ka shtyrë shqiptarin e dhunshëm të nxjerrë armën që mbante dhe ta vrasë viktimën me dy të shtëna në gjoks.

Vrasësi u identifikua duke përdorur kamerat e një sistemi video survejimi. Me ndihmën e regjistrimeve të mëtejshme nga kamerat e vëzhgimit, karabinierët tani po përpiqen të rindërtojnë rrugën e tij të arratisjes. Siç raportojnë mediat, 40-vjeçari në këto momente ka gjasa të jetë në kantonin e Ticinos.

Shqiptari rezulton i pastrehë. Ai thuhet se ka jetuar pjesërisht në Cairate në një ndërtesë të braktisur dhe të rrënuar. Ai e përdori atë si vend strehimi. Megjithatë, kur policia kontrolloi ndërtesën të hënën, shqiptari nuk ishte më i pranishëm.