‘I thashë ik në shkollë se vajti ora, ai rrinte në telefon’ babai plagos me thikë djalin e mitur në Maliq

184
0

Është zbardhur dëshmia e babait i cili goditi me biçak djalin e tij 15-vjeçar pas një sherri mes tyre.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë. Unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.

15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.