Skip to content

Plane për fundjavë? Ja cfare pritet të shtunën dhe të dielën sipas SHMU..

    Sipas parashikimeve te motit nga SHMU, edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë jugore.

    Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

    Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 0-1 ballë.