Tmerr në Fier! I riu tenton të vr*asë prindërit e tij të moshuar. I vë zjarrin banesës dhe i mbyll brenda..

Tronditëse në Fier. Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Altjon Sulejmani, i ka vënë zjarrin banesës ku ndodhenin dy të moshuarit dhe iu ka mbyllur edhe dyert që të mos dalin.

Dy të moshuarit janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu zjarrfikësit kanë shuar edhe zjarrin në banesë.

42-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Sipas policisë, Sulejamani ka ushtruar edhe më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

- Advertisement -

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

‘Njerëzimi do të zhduket..’/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) Elon Musk ndau shqetësimet e tij për vendin dhe brezat e ardhshëm gjatë një interviste ekskluzive në...

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.