Temperatura deri në 28 gradë, sinoptikani zbulon surprizat e motit për javën në vijim..

688
0

Vendi ynë do të karakterizohet edhe këtë javë nga moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha se gjate kesaj jave do mbizotërojnë kthjellimet dhe intervalet e gjata me diell në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në lindje do kemi kalime vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtrihen në gjithë vendin por pa reshje.

Sa i përket temperaturave gjate kesaj jave, vlerat minimale pritet të luhaten në 8-9 gradë ndërsa ato maksimale në mesditë pritet të jenë të larta deri në 27-28 gradë celsius që janë 3-4 gradë mbi vlerat normale.

Sipas sinoptikanit pritet qe ditet e fundit te tetorit pritet te vijojne te njejta pra nuk pritet i ftohte kete muaj..

Ndiqni videon me poshte per me teper..