Me kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Genova, si ngriti dyshimet e policisë

106
0

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi.

Policia e Xhenovas, gjatë një shërbimi për luftimin e trafikut të drogës në Sampierdarena, vuri re të huajin në via Fillak, i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij, mori një rrugë kundër trafikut.

I ndaluar menjëherë nga policia, 46-vjeçari është shfaqur tejet i nervozuar, duke parë me këmbëngulje një çantë shpine të vendosur në tokë përballë sediljes.

I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, shqiptari tregoi çantën e zezë si të tijën pa treguar se çfarë përmbante.

Por brenda saj policia gjeti mbështjellës të ndryshëm kokaine me peshë totale rreth 1.1 kilogramë.

Pas kontrolleve të mëpasshme të personelit dhe automjetit, u gjetën edhe 2500 euro cash, me gjasë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Droga dhe paratë janë sekuestruar. 46-vjeçari shqiptar u arestua dhe u dërgua në burgun e Marasit.