70-vjeçari u arrestua për ngacmim seksual, flet nëna e 11-vjeçares: Vajza më tha që…

259
0

Nëna e 11-vjeçares që dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga 70-vjeçari në Maliq ka folur për mediat, pas arrestimit të të moshuarit.

Ajo është shprehur se 70-vjeçari nuk e ka prekur, por vetëm i ka thënë fjalë të papërshtatshme. Ndër të tjera është shprehur se në dyqanin e 70-vjeçarit, nuk e çonte shpesh vajzën.

“Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq. Nuk e dërgoja shpesh, ndonjëherë në të rrallë në dyqan. Nuk kam borxhe te ai dyqan”,– tha ajo, ndërsa shtoi se burrin e kishte në Greqi dhe në fshat jetonte vetëm me fëmijët.

Ka qenë kjo e fundit që e ka kallëzuar rastin në polici për ngacmim seksual.