Surprizat e Motit/ Reshje dhe rënie e Temperaturave, ja cfarë pritet sot dhe nesër..

943
0
Parashikimi i motit

E Enjte 17 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira, reshje të pakta në juglindje. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    10/23°C

– Zonat e ulëta     13/27°C

– Zonat bregdetare 15/27°C

Kosova për dt. 17 Tetor 2024 do të ketë vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C–11°C në mëngjes deri në 15°C–18°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte 18 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje te pakta. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    11/21°C

– Zonat e ulëta     14/24°C

– Zonat bregdetare 16/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari