Ndërron jetë gardisti që qëlloi veten me armë, ishte vëllai i këngëtares shqiptare, reagimi i saj..

2661
0

Ka ndërruar jetë në spital Henri Haxhiraj. Punonjësi i Gardës së Republikës tentoi të vrasë veten me armën e shërbimit paraditen e sotme.

37-vjeçari është vëllai i këngëtares shqiptare, Sheila Haxhiraj.

Kjo e fundit ka lajmëruar humbjen e vëllait duke ndërruar foton e profilit të saj me foton e shiritin e zisë si dhe ka përlotur me dedikimin e saj për vëllanë e ndjerë.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im”, shkruan Sheila