E trishtë në Tiranë! Ndërron jetë një 12-vjeçar, mjekët nuk e shpëtuan dot..

6102
0

Ngjarje tragjike dhe e dhimbshme në Tiranë!

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve policore i mituri, rreth pasdites, është dërguar në spital nga familjarët për ndihmë mjekësorë.

Shkaqet e paraqitjes në spital ende nuk dihen, por fatkeqësisht i mitur ka ndërruar jetë, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

‘Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ka ndërruar jetë’.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.