Një i ri nga Ura Vajgurore humbi jetën sot pasi dalja nga rruga dhe përmbysja e autobotit me të cilin punonte, rezultoi fatale për të.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, kur një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues 27 vjeçari Petro Piti është përplasur me një mjet bujqësor, zetor, me drejtues shtetasin Arben Toska.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi Petro Piti. Në foto shikoni pamje në vendngjarje.