Foshnja lindi e pajetë, nëna vdiq më pas/ Zbulohet pse ndërroi jetë gruaja në QSUT

20652
0

Mësohet se e reja ka humbur jetën në reanimacion nga hemoliza e gjakut, e lidhur me problemet autoimune

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 37-vjeçare ndërroi jetë në QSUT, pak ditë pasi kishte lindur të vdekur foshnjën e saj.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në reanimacion nga hemoliza e gjakut, e lidhur me problemet autoimune. Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës pajetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut (probleme me rruazat e kuqe të gjakut) dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror, ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna.