Shqiptari në Itali plagos me armë djalin e partneres gjatë një debati, detaje..

223
0

Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e tentativës për vrasje. Sipas mediave italiane, ai ka plagosur një 18 vjeçar pas një debati me djalin e partneres së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së dielës. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes. I riu mori një plumb në qafë, u transportua në spital dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit.

Në shtëpinë ku përfundoi debati me të shtëna, u gjet një gëzhojë, arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila ishte vjedhur në vitin 2013 dhe 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Shqiptari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe mallra të vjedhura.