“Bum” reagimesh në pas videos virale, Fevziu sqaron situatën e celularit: Kam marrë mbi 300 mesazhe nga..”

469
0

Gazetari Blendi Fevziu ka sqaruar në fillim të emisionit “Opinion” një video që u bë virale gjatë transmetimit të së Mërkurës. Në këtë video, Arlinda Muja, përfaqësuese e Shoqatës së Mikrokredive Shqiptare, deklaroi se është e mundur të merret një celular me këste pa normë interesi, duke paguar të njëjtin çmim fillestar.

Sipas saj, koston e interesit e mbulon dyqani që ka marrëveshje me institucionin kredidhënës, duke e bërë kështu ofertën pa interes për konsumatorin.