Tragjedi në Angli: I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve, humb jetën

5101
0

Një i ri shqiptar, Eri Dosku nga Librazhdi, babai i dy fëmijëve, ka humbur jetën në një aksident tragjik në autostradën M1 në Nottinghamshire. Aksidenti ndodhi pas përplasjes mes një kamioni dhe një makine rreth orës 4:04 të mëngjesit më 21 shtator.

Policia e Nottinghamshire njoftoi se 27-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një burrë 47-vjeçar u arrestua nën dyshimet për shkaktim të aksidentit përmes drejtimit të rrezikshëm dhe nën ndikimin e drogës. I dyshuari është liruar me kusht, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.