E rëndë në Greqi! Babai shqiptar i tre fëmijë digjet për së gjalli

642
0

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në shtetin grek ku ka humbur jetën një emigrant shqiptar.

Viktima ka ndërruar jetë në rrethana aksidentale teksa ishte duke punuar si saldator në një godinë.

Raportohet se në ndërtesën në fjalë ka rënë flakë. 45-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet ende me dije ka mbetur i bllokuar brenda ndërtesës.

Trupi i tij u gjet i karbonizuar pas shuarjes së flakëve. Viktima jetonte në Alikes të Volosit.

Ndëkorhë, kanë arritur të dalin në kohë dy punëtorë të tjerë. Raportohet se godina ishte një magazinë frigoriferësh.