Historia tronditëse e një gruaje: Ish-bashkëshorti më shkatërroi jetën, i mori jetën foshnjes në bark dhe u martua me një tjetër!

3038
0

Historia që u trajtua ditën e sotme në emisionin “Më Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka të bëjë me një 33-vjeçare e cila është nënë e dy fëmijëve por që fati nuk i buzëqeshi kurrë.

Bashkëshorti ndërron jetë në një aksident dhe mbetet e vetme me një fëmijë të vogël, pas disa vitesh 33-vjeçarja njihet dhe martohet me një djalë i cili u prezantua me të nëpërmjet shokut të tij të ngushtë.

E reja rrëfen se u njoh dhe vendosën të martoheshin duke sjellë së bashku edhe një fëmijë në jetë që sot është vetëm 2 vjeç. Pikërisht këtu nis zanafilla e gjithçkaje. Vajza tregon se bashkëshorti e kishte mashtruar dhe nuk i kishte treguar të vërtetën pasi ai kishte vuajtur 11 vite burg jashtë Shqipërisë për një vrasje.

Pas kësaj ajo rrëfen se bashkëshorti largohet në Suedi dhe aty ndërton një familje tjetër duke u bërë edhe baba sërish.

Por pas gjithë kësaj ndodhi edhe divorci mes tyre. Sot 33-vjeçarja denoncon ish-bashkëshortin për braktisje të fëmijës dhe mos kujdes financiar ndaj tij.

33-vjeçarja rrëfen kalvarin e vuajtjeve ndërsa, tregon detaje nga ngjarja e tmerrshme ku bashkëjetuesi i ka dhënë në vend të ilaçeve për migrenën, medikamente për ndërprerjen e shtatzënisë.

“Ai u largua jashtë vendit ku njohu një vajzë me të cilën u martua. Unë nuk pranoja të martohej për të me dokumente, por ai e mori vetë vendimin. Gjatë kësaj kohe kishim konflikte, ai ikte dhe vinte nga Suedia. Kur erdhi në shtator, ishte martuar me atë vajzën, por unë nuk dija gjë.

Ai ishte i ftohte kundrejt meje, por e ëma e këshillonte të flinte me mua që mos të kuptoja gjë.

Unë ngela shtatzënë me vetëm një herë që patëm kontakt. Më kërkoi lekë dhe më tha do t’i kthej kur të shkoj atje, por nuk m’i ktheu kurrë. Më vonë mora vesh që edhe ajo ishte shtatzënë në të njëjtën kohë me mua.

Ish-bashkëshortit i kërkova një kokërr, sepse vuaj nga migrena, ai i kishte bërë planet dhe më dha kokërr për ndërprerjen e shtatzënisë.

Të nesërmen ai largohet në Suedi, dhe anë telefon më tregoi se më kishte dhënë kokrra që të ndërpritej shtatzënia”, tregon ajo.