“RIP Xhul”, reagon e dashura e grabitësit të vrarë në Fier

991
0

Ata ishin lidhur që në moshë të re dhe kishin një marrëdhënie të zjarrtë mes tyre, e cila u ndërpre ditën që Xhuljano Sollaku u vra nga policia gjatë një tentative për të grabitur në një familje në Fier.

Ajo quhet Kristina dhe nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen me të duke bërë postime në Facebook edhe pasi ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.


“R.I.P Xh” është postimi më i fundit i saj i shoqëruar edhe me një foto të përbashkët duke dashur të kujtojë të shkuarën me Xhuljanon, i cili njihej nga policia si person me precedent penal për vepra të ngjashme në zoën përreth, shkruan Albeu.com.

Një javë më parë, një grup grabitësish u nis të hynte në një shtëpi në Fier me qëllim vjedhjen me armë, por familjarët njoftuan policinë e cila mbërriti aty në kohë rekord.

Grabitësit ishin të armatosur dhe qëlluan të parët ndaj policisë, e cila iu përgjigj zjarrit me zjarr duke lënë të vdekur Xhuljano Sollakun dhe të plagosur Arben Muçën.