“O jam çmendur unë komplet ose”, Fevziu habit me atë që tregon në emision..

846
0

Në “Opinion” u diskutua lidhur me sezonin turistik në vend e veçanërisht për çmimet e larta në disa zona të jugut. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu tregoi eksperiencën e tij në Ksamil me çmimet ekstreme për një ditë pushimi.

Blendi Fevziu: Pashë një kabanë në zonën e Sarandës, 2 mijë euro dita! O jam çmendur unë e nuk kuptoj komplet, por 2 mijë euro dita në zonën e Ksamilit ku po u rrotullove i bie tjetrit me bërryl…Do thuash ti ata e paguajnë, po ti ke marrë një hapësirë publike.