Çfarë ndodh me Motitn në vijim, ja cfarë parashikon sinoptikania për sot dhe nesër..

716
0
Parashikimi i motit

E Hënë 16 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjelliem dhe vranesira dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    10/18°C

– Zonat e ulëta     12/23°C

– Zonat bregdetare 16/22°C

Kosova për dt. 16 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 14°C –17°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 17 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira te dendura dhe reshje shiu  ne mbremje ne zonen perendimore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    10/18°C

– Zonat e ulëta     14/24°C

– Zonat bregdetare 16/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari