Salvini në telashe/ Prokurori kërkon 6 vite burg për ministrin italian

250
0

Prokurorët e Palermos kërkuan që Matteo Salvini të dënohej me 6 vjet burg për pengimin e zbarkimit të 147 emigrantëve në Lampedusa pesë vjet më parë, kur ai ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë Conte, me akuzën se i kapi në bordin e anijes spanjolle Open Arms.

A2 shkruan se kjo kërkesë që solli reagimin e politikës italiane dhe vetë Salvinit, i cili u shpreh se mbrojtja e kufijve të vendit të tij nuk është një krim.

“Deklarohem veten fajtor se kam mbrojtur Italinë dhe italianët, deklarohem fajtor se kam mbajtur fjalën. Asnjë qeveri dhe asnjëherë asnjë ministër në histori nuk është akuzuar dhe gjykuar se ka mbrojtur kufijtë e vendit të tyre. Mbrojtja e kufijve nga emigrantët e paligjshëm nuk është një krim”, tha Salvini në një postim në X të shtunën.

Në krah të tij është edhe kryeministrja italiane Girogia Meloni, e cila u shpreh në solidaritet të plotë me ministrin aktual të qeverisë  së saj.

“Është e pabesueshme që një ministër i Republikës Italiane të rrezikojë gjashtë vjet burg se ka bërë detyrën e tij për mbrojtjen e kufijve të kombit, siç kërkohet nga mandati i marrë nga qytetarët. Të shndërrosh në krim detyrën për të mbrojtur kufijtë italianë”, tha Meloni në një postim në X, citon A2.

Ministri i atëhershëm i Brendshëm, i cili aktualisht shërben si zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit në qeverinë e Giorgia Melonit, është në pritje të dënimit pas vendimit të tij në 2019-ën që la të bllokuar emigrantët në det.

Siç raporton A2, vendimi përfundimtar i takon një gjyqtari të lartë në përfundim të procesit gjyqësor me tre faza. Nëse shpallet fajtor Salvini mund të ndalohet të mbajë poste qeveritare

Gjatë 14 muajve të tij si ministër i Brendshëm, Salvini ndaloi disa varka të ankoroheshin në Itali në një përpjekje për të ndaluar fluksin e emigrantëve. Ai akuzoi rregullisht organizatat bamirëse të shpëtimit të emigrantëve se kanë inkurajuar efektivisht kontrabandën e njerëzve.

Edhe kryeministrja Meloni, e cili erdhi në pushtet në vitin 2022, është zotuar se do të ndalojë ardhjet e paautorizuara nga Afrika e Veriut me ligje më të ashpra të imigracionit, kufizime për organizatat bamirëse të shpëtimit në det dhe plane për të ndërtuar kampe pritjeje emigrantësh në Shqipëri, raporton A2.

Në të njëjtën kohë, ajo ka hapur derën për qindra mijëra emigrantë që të punojnë legalisht në Itali në një përpjekje për të mbushur boshllëqet e punës në vend dhe për të ndaluar kontrabandistët e emigrantëve.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt që kanë mbërritur në Itali përmes detit deri më tani në vitin 2024 është rreth dy të tretat më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 44,675 persona.