Një rast i rëndë dhune në familje, ka ndodhur në Shkodër ku një e moshuar 86-vjeçare e quajtur Nazmie Buci është dhunuar brutalisht nga nusja e djalit të saj.
Sipas raportimeve nga fqinjët, të cilët e gjetën të moshuarën dhe e dërguan në spital, nusja, Elmira Buci e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi. Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.
Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën. Aktualisht, i biri dhe nusja janë thirrur në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa e moshuara po merr trajtim mjekësor në spital.
Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.
Denoncimi:
Pershendetje si jeni, desha te bej nje denoncim anonim ju lutem, e moshuara ne foto (86vjece) esht dhunuar diten e djeshme nga nusja e djalit me shkopin e dores nderkoh qe ky i fundit e ka mbajt te moshuaren te mbyllur ne shtepi. Te moshuaren e gjeten komshinjt dhe esht derguar ne spital nderkoh i biri dhe nusja jan thirrur ne komisarjat. Ne jemi fshinj dhe e dim qe kjo nuk esht hera e par qe nusja e dhunon dhe i biri nuk ben ze, ju lutem bejeni publike dhe te denohen keta kriminela. Ngjarja ka ndodhur ne shkoder Elmira buci edhe i burri yll buci. Nusja asht prej trushi Mbiemri i vet esht elmira tula buci. Buci asht mbiemri i burrit. E moshuara quhet Nazmie Buci