Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 04:30 në qendër të Oroslavjes, Kroaci ndodhi një grabitje e denjë për ndonjë skenar filmash.
Disa persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në ajër një bankomat në rrugë. Por nga shpërthimi i bankomatit, paratë, prerje 20 euroshe kanë përfunduar në mes të rrugës dhe disa prej tyre janë djegur.
Qytetarët kanë njoftuar policinë, të cilët kanë dalë në terren menjëherë pas marrjes së kallëzimit dhe hetimet do të përcaktojnë saktësisht dëmet dhe kush janë autorët. Policia ka njoftuar qytetarët se paratë e bankomatit janë të papërdorshme pasi menjëherë pas grabitjes është aktivizuar mbrojtja kimike e kartëmonedhave.
Policia po punon intensivisht për gjetjen e autorëve të cilët sipas banorëve të zonës kanë qenë 4 persona.