Me kufje në vesh nëpër shina, kjo është 23-vjeçarja që u përplas nga treni në Durrës duke humbur njërën këmbë

1105
0

Kjo është 23-vjeçarja Nikita Rama e cila mbasditen e të dielës së 25 marsit, u përplas nga treni i linjës Durrës-Vorë, në vendin e quajtur “Tuneli i Rrashbullit”.

23-vjeçarja Rama nga qyteti i Dibrës, me vendbanim prej vitesh në Durrës, vijon të jetë në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën pasi dyshohet se mund të ketë pësuar mpiksje gjaku.

Mësohet se studentja e vitit të tretë në degën e Menaxhimit të Turizmit Arkeologjik në UAMD, punonte në një agjensi imobilare në zonën e plazhit. Sipas durreslajm, ajo çdo ditë pas pune kthehej për në banesën e saj në Shkozet, përgjatë rrugës së shinave.

Dyshohet se në momentin e aksidenit 23-vjeçarja mbante kufje në vesh, ç’ka ka bërë që ajo të mos e dëgjojë zhurmën e trenit i cili e përplasi dhe për pasojë humbi njërën këmbë.