“Punonte dy pune”/ Policia i arrestoi burrin, flet mes lotësh 14-vjeçarja: Kush do më ushqejë mua dhe fëmijën?

426
0

14-vjeçarja, që solli në jetë një fëmijë, kërkon lirimin e partnerit të saj, me të cilin thotë se bashkëjeton prej një viti.

Sipas të miturës, ajo e ka njohur të dashurin një vit më parë dhe me dëshirën e saj, por edhe miratimin e prindërve, ka vendosur të jetojë me 21-vjeçarin. Në një intervistë për Top Channel, mes lotësh, 14-vjeçarja kërkon lirimin e babait të fëmijës, i cili u ndalua nga policia, me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. U thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Unë kam një fëmijë me të, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai, që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë, edhe ditën, edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, shprehet vajza.

Ajo lindi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ndërsa pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari me inicialet D.K. pranoi që është babai i fëmijës.