Pamje apokaliptike ato të regjistruara nga një dron mbi përroin e Xirias në Volos të Greqisë, i cili është mbushur me peshq të ngordhur, në pikën ku ishte vendosur rrjeta për të mbrojtur zonën e banuar.
Pamjet me dron tregojnë se peshqit e ngordhur arrijnë një gjatësi prej rreth 500 metrash dhe rrjeta mezi po i mban prapa.
Në vendngjarje ka makineri që i ngarkojnë peshqit në kamionë të mëdhenj, për t’i transportuar në vendin e grumbullimit, në portin e Volosit.
Megjithatë, sa herë që ‘presat’ heqin një sasi peshku nga përroi, uji zbulohet se është lyer i kuq nga gjaku i tyre.
Sipas dëshmitarëve okularë nga kjo pikë, disa kamionë janë mbushur me peshq të ngordhur.