Caste paniku, ariu lë monopatinën dhe sulmon kujdestarin gjatë cirkut (VIDEO)

264
0

Momente frike janë publikuar nga një shfaqje cirku ku një ari që drejtonte një monopatinë elektrike kthehet kundër stërvitësit të saj duke e shtrirë përtokë para audiencve që ulërinin në Rusi.

Arusha femër që u nevrikos papritur sulmoi stërvitësin 48 vjeçar Sergei Prichinich, pasi ishte duke drejtuar në ekuilibër një monopatinë elektrike, në shfaqjen në Biysk, në jug të Rusisë.

Performuesi më pas arin të çlirohet nga kapja agresive e arushës së quajtur “Gurabije”, e cila i kafshoi shkopin me të cilin e kontrollonte.

Pas ndërhyrjes së një tjetër punonjësi të cirkut, arusha u zhvendos sa për të lejuar për kujdestari të largohej, ndërsa spektatorët e alarmuar shikonin me tmerr.

Fatmirësisht arusha duket se humbi agresivitetin e saj dhe nisi sërish të zbatonte urdhrat e Prichinich sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Nikita Mikhailov, kreu i cirkut Moretti tha më vonë për ngjarjen: “Nga fundi i numrit ariu u nevrikos me Sergei dhe u përlesh me trup. Por ai qëllimisht nuk i rezistoi dhe priti derisa ajo të qetësohej. Shfaqja më pas vazhdoi normalisht”.

Zyrtarët thanë se asnjë nuk u plagos në incident. “Ato janë kafshë, nuk të ndryshojnë sjellje, ndoshta shprehin emocionet e tyre në këtë mënyrë, stërvitësit e dinë këtë”, shtoi përfaqësuesi.

Zhvillimi vjen pas disa incidenteve më të rënda të raportuara me kafshët performuese siç janë rastet kur arinj të veshur me pantallona të shkurtra detyrohen të luajnë ‘ndeshje boksi’ para audiencave.

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve prej kohësh bëjnë fushatë për ndalimin e kafshëve në cirk për qëllime përfitimi, shkruan rrjeti Daily Mail.