E rrallë! U zhduk afër një lumi para 5 ditësh, gjendet në pyll 6-vjeçari, e habitshme si arriti të mbijetojë

1110
0

Një djalë gjashtë vjeçar, i cili ishte zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur thellë në një pyll në Vietnam.

Dang Tien Lam ishte duke luajtur afër një lumi me nëntë vëllezërit e motrat e tij më 17 gusht, kur ai endej nëpër kodra dhe humbi, thanë mediat lokale.

Ai u gjet të mërkurën nga fermerët vendas të cilët dëgjuan fëmijën, ndërsa po punonin në një fushë afër pyllit.

Lam, i cili u gjet i ulur në disa shkurre, rreth 6 km nga vendi ku u zhduk, ishte dobësuar aq shumë sa nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.

“Jam shumë i lodhur, nuk mund të ngrihem, të lutem më mbaj lart,” tha Lam, sipas fermerit 52-vjeçar Ly Van Nang.

Lam mbijetoi me gjethe, fruta të egra dhe ujë të përrenjve, thanë raportet. Fotot në internet tregojnë vendasit që kujdesen për të dhe i ofrojnë tortë pasi e nxorën nga pylli.

Ai u gjet i veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra. “[Fëmija më tha] se kur humbi, nuk mund të gjente rrugën për në shtëpi,”tha zoti Nang, sipas faqes lokale të lajmeve Dan Tri.

Policia tha se ishte një “mrekulli” që Lam u gjet i gjallë. “Urime që u kthyet shëndoshë e mirë pranë familjes”, kanë shkruar oficerët në një postim në Facebook.

Autoritetet lokale kishin mobilizuar më shumë se 150 persona – duke përfshirë oficerë policie, ushtarë dhe vullnetarë vendas – në kërkim të djalit.