Mjegull dhe reshje shiu, çfarë pritet me motin ditën e nesërme, çfarë ndodh me temperaturat ..

3028
0
Parashikimi i motit

Ditën e nesërme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu. Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore pritet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 32°C

në zonat e ulëta 15 deri 35°C

në zonat bregdetare 17 deri 34°C