Më datë 17 gusht 2024, rreth orës 11:00, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje rreth 60 vjeçe në Liqenin Artificial në Tiranë. Trupi i saj është gjetur në kushte që ngjallin dyshime për vetëvrasje.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
‘Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.