Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Pesaros.
Sipas mediave të huaja, i riu shqiptar qëndrontë në Itali si emigrant i paligjshëm si dhe trafikonte lëndë narkotike.
Siç shkruajnë mediat italiane, 35-vjeçari po qëndronte në hotel rreth një muaj. Pas verifikimeve, shqiptari rezultoi se kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm, krime të ngjashme në fushën e narkotikëve, në provincën e afërt të Riminit.
Policia italiane e ka arrestuar në momentin që ai po hynte në hotel. Në kontrollin e parë fizik, oficerët zbuluan 60 gramë kokainë të fshehur në pjesët intime të të riut. Kontrolli u shtri më tej në dhomën e hotelit që po qëndronte, ku u gjetën prova të tjera. Konkretisht 6 doza me peshë 5,5 gramë dhe shuma prej 540 euro.
35-vjeçarit i është dhenë masa e sigurisë “arrest me burg”.