Skip to content

I nxehti nuk ikën, sinoptikania tregon çfarë pritet me Motin sot dhe nesër..

    E Enjte 15 Gusht 2024

    Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim pasdite reshje lokale në lindje. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7-15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

    Temperaturat minimale dhe maksimale:

    – Zonat malore     18/38°C

    – Zonat e ulëta      22/41°C

    – Zonat bregdetare 24/39°C

    Kosova për dt. 15 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –23°C në mëngjes deri në 36°C –39°C gradë Celsius në mesditë.

    E Premte 16 Gusht 2024

    Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7-15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

    Temperaturat minimale dhe maksimale:

    – Zonat malore     20/38°C

    – Zonat e ulëta      22/41°C

    – Zonat bregdetare 24/38°C

    Meteorologe: Rezarta Xhakollari